Stephanie Frappart shkroi historinë e futbollit në sfidën e Ligës së Kampionëve, pasi e drejtoi takimin Juventus-Dinamo Kiev me shumë sukses.
Ajo u bë femra e parë që gjykon një ndeshje të garës më të rëndësishëm për klube në botë.
Frappart e gjykoi me autoritet takimin që u mbyll 3-0 në të mirë të Juventusit.

37-vjeçarja franceze kishte vendosur “rekorde” të tjera para kësaj kur ishte ishte bërë femra e parë që gjykoi në Ligue 1.
Ajo ka drejtuar edhe finalen e Superkupës së Evropës 2019 midis Liverpoolit dhe Chelseat.
Në tetorin e kaluar bëri debutimin e saj në Ligën e Evropës, ndërsa sukseset për të pritet të jenë edhe më të mëdha në muajt dhe vitet në vazhdim nëse vazhdon me këtë formë.

