Të angazhuar në garat evropiane në fillim të sezonit, KF Drita nuk kishte mundur të zhvillonte ndeshjen e xhiros së parë të Superligës, përballë Llapit, shkruan lajmi.net.
Kjo ndeshje është caktuar për ditën e enjte, me fillim nga ora 13:00.
Drita është në një seri të mirë të rezultateve në ndeshjet e fundit, dhe me një fitore eventuale ndaj Llapit, do t’u afrohej në vetëm dy pikë liderëve të Ballkanit.
Në anën tjetër, Llapi në këtë ndeshje vjen pas fitores në fundjavë, në udhëtim te Drenica, dhe një rezultat tjetër i mirë sot, do të ishte një ndihmë e madhe për ta në luftën për mbijetesë.