Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, dhe Hannoverit, Florent Muslija i ka dhënë fund beqarisë.
22 vjeçari i lindur në Achern të Gjermanisë, ka kurorëzuar lidhjen disa vjeçare me modelen gjermane, Sojka.
Lajmin e ka konfirmuar lojtari përmes llogarisë personale në rrjete sociale.
Në bazë të fotografive, Muslija shihet se do të bëhet baba së shpejti.
“Dashuria e jetës sime, sapo i martuar” – ka shkruar ai në Instagram.