Real Madrid nuk po kalon aspak një moment të mirë. Humbja ndaj Shakhtar në Champions dhe 3 ndeshje pa fitore në kampionat kanë bërë që pankina e Zidane të lëkundet.
Trajneri francez rrezikon të shkarkohet duke parë që nuk po arrin te fitoret, madje rrezikon që Reali të ngelet jashtë Championsit e ndaj Munchegladbach kërkohet me çdo kusht fitorja.
“Treni i fundit” për Zidane do të jetë në fundjavë ndaj Sevillias.
Në rast se madrilenët nuk do të fitojnë as në këtë takim me shumë mundësi drejtuesit e klubit do të shkarkojnë francezin për të emrëuar një tjetër trajner në krye të stolit. Dy emrat më të lakuar janë Raul dhe Pochetino.