Roma do të luajë ditën e sotme, sfidën e parafundit në Europa Leauge ndaj Young Boys.
Verdhekuqtë kanë siguruar kualifikimin dhe sot kërkojnë të blindojnë vendin e parë.
Për këtë ndeshje trajneri Fonseca ka grumbulluar edhe Marash Kumbullën.
Mbrojtësi shqiptar mungoi për rreth dy javë për shkak se ishte infektuar me Covid-19, por tashmë është shëruar plotësisht dhe është stërvitur rregullisht me skuadrën.
Mediat italiane zbulojnë se Fonseca e ka projektuar si titullar Kumbullën në këtë ndeshje që shpreson të shënojë edhe sot gol pasi në sfidën e fundit ndaj skuadrës zvicerane arriti ta dërgonte topin në rrjetë.