Rrethi i pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ka përfunduar këtë mesjavë.
Sajti “Whoscored.com” ka publikuar formacionin e më të mirëve të kësaj jave në ligën më prestigjioze të Evropës, Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud është në krye të sulmit së bashku me kapitenin e Leipzig, Poulsen.
Në mesfushë janë të vendosur ylli i PSG-së, Neymar e Chiesa i Juventusit.
Jordi Alba i Barcelonës është më i miri i krahut të majtë në këtë raund të Ligës së Kampionëve.
Në këtë përbërje nuk bëjnë pjesë dy lojtarët më të mirë në botë aktualisht, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.