Carlos Tevez ia ka dedikuar Diego Armando Maradonës golin që i fali fitoren Boca Juniors mbrëmë në ndeshjen ndaj Internacionalit, në Kupën “Libertadores”.
Ish-sulmuesi i Juventus shënoi në minutën e 63 dhe më pas, pasi puthi shiritin e kapitenit dedikuar për Maradonën, hoqi fanellën e tij për të treguar një bluze të Boca Juniors të vitit 1981, një fanellë e veshur nga legjenda argjentinase, të cilën Tevez e kishte trashëguar si dhuratë nga Maradona para disa viteve.
Një gjest i bukur nga veterani, teksa Tevez ka qenë një nga futbollistët më të prekur për fatalitetin e Maradonës (ishte shumë i lidhur me legjendën).
Ndërsa në ndeshjen e kaluar të Boca Juniors nuk mundi të ishte prezent, pikërisht si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.