Chelsea po shikon mundësinë e transferimit të David Alaba në fund të edicionit 2020/21, raporton “Daily Star”.
“Blutë” janë të gatshëm t’i ofrojnë mbrojtësit austriak një kontratë trevjeçare në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata me Bayern Munich.
Bayern dëshiron ta mbajë Alaban në radhët e tyre.
Bisedimet mes dy palëve nuk kanë avancuar kohëve të fundit, duke e lënë të hapur një kalim të mundshëm te Chelsea.