Futbolli nuk është më njësoj që kur në muajin mars i gjithë globi njohu rikthimin e një virusi të shfaqur edhe 100 vjet më parë. Shumë prej futbollistëve, me gjithë imunitetin e lartë që kanë nga aktiviteti sportiv, janë prekur dhe kanë rezultuar pozitivë pasi kanë bërë testet COVID.
Përgjigje pozitive ka marrë edhe portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, i cili nga dje është shtruar në një spital të specializuar COVID në Ferrara.
Gardiani shqiptar i shtruar në spital për kontrolle klinike në repartin COVID-19 të spitalit “Cona”.
Portieri i SPAL-it dhe i Kombëtares, pasi rezultoi pozitiv nga tamponi i kryer të premten, më 27 nëntor pas angazhimeve me skuadrën e Edi Rejës, ishte në izolim parandalues dhe nuk ka hyrë në kontakt me shokët e tij të ekipi.
Ndërkohë nëpërmjet një reagimi të fundit në “Instastory”, Berisha i ka qetësuar të gjithë teksa zbulon se kontrollet që kreu dje kanë shkuar mirë dhe gjendja e portierit paraqitet e qëndrueshme.