Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka reaguar pas lëndimit të pësuar ndaj Lazios.
Dje norvegjezi pësoi lëndim në barazimin ndaj klubit italian, ndeshje në të cilën gjiganti gjerman sigurojë kualifikimin tutje.
Haaland ka reaguar në Twitter duke theksuar se do rikthehet së shpejti.
Good news! Spoke with my doctors. Back ? pic.twitter.com/nziJH16mec
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) December 3, 2020
“Lajm i mirë. Bisedova me doktorin. Rikthehem së shpejti”, shkroi ai.
Ylli sulmues pritet të rikthehet në janarin e vitit 2021.