Norvegjia ndërpret zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin e njohur Lars Lagerbak.
Trajneri 72-vjeçar shkarkohet nga detyra pasi nuk ngjiti dot Norvegjinë në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja norvegjeze nuk nguron dhe prezanton teknikun e ri, Stel Solbaken, i cili ka trajnuar më parë edhe ekipe si Volves, Këln dhe Kopenhagen.
Solbaken do të nisë zyrtarisht punën më 7 dhjetor dhe synimi kryesor është kualifikimi për në finalet e Botërorit të Katarit në vitin 2022.