Futbollisti shqiptar i Wolfsburgut, Admir Mehmedi ka pësuar një lëndim dhe do ta mbajë atë jashtë fushës për këtë vit.
Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman, Wolfsburg përmes një njoftimi duke bërë të ditur se ka ka lënduar tendinin e Akilit.
“Jashtë për pjesën e mbetur të vitit – Admir Mehmedi me problemin e tendinës së Akilit. Të dëshirojmë rikuperim të shpejtë, Admir”, thuhet në njoftimin e Wolfsburgut.
Sulmuesi 29-vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje këtë edicion dhe ka realizuar dy gola e ka dy asistime.