Roberto Mancini flet në një konferencë online gjatë hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve.
Italia e tij do të përballet me Spanjën më 6 tetor në stadiumin “Giuseppe Meazza”, trajneri i kombëtares italiane shfaq siguri për skuadrën që ai drejton:
“Do të jetë një sfidë e bukur ndaj Spanjës, janë pothuajse si ne, kanë ndryshuar shumë lojtarë, duke konfirmuar disa elementë të eksperiencës si Serxho Ramos dhe janë rikthyer shumë të fortë.
Në këto ‘Final-Four’ marrin pjesë 4 kombëtaret më të mirë në Europë. Dhe në fund do të fitojmë ne.”, përfundon fjalën e tij Roberto Mancini.