Petrit Tahiri po mbron portën e Vllaznisë së Pozheranit në këtë sezon të Ligës së Parë.
Portieri që dikur ishte “mbret” edhe sa i përket Superligës teksa kishte paraqitje dhe pritje fantastike që ndihmuan Llamkos Kosovën të bëhet kampion, tash e 12 muaj ka nënshkruar me skuadrën nga Pozherani, shkruan Gazeta Olle.
Tahiri duket se nuk po arrin ta gjejë formën e mëparshme pasi që skuadra aktuale e tij ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë teksa edhe sa i përket golave të pësuar, “Tigrat” nuk gjenden mirë dhe kanë pranuar 17 gola në 13 përballje.
Këtë vikend, Tahiri dhe skuadra e tij luajnë ndeshjen e fundit të vjeshtës përballë liderëve të Ulpianës.