Drejtori Strategjik i AC Milan, Paolo Maldini, ka konfirmuar se klubi është në bisedime për rinovimin e kontratës me Hakan Çalhanoğlu.
Ish mbrojtësi legjendar i Milan, ka konfirmuar për ‘SkySport’ se klubi është duke negociuar me mesfushorin turk.
Ai njoftoi se negociatat kanë avancuar për vazhdimin e kontratës së 26 vjeçarit.
Gjithashtu edhe për Gianluigi Donnarumma, Maldini pohoi se negociatat janë duke vazhduar.