Milani ka mposhtur Celtic-un me përmbysje në “San Siro” me rezultatin 4:2, në një ndeshje spektakolare, e cila nisi keq për kuqezinjtë, por në fund u mbyll me fitore.
Me 3 pikët e marra ditën e sotme, skuadra e Piolit shkon në kuotën e 10 pikëve dhe renditet e dyta në grupin H, 1 pikë më pak se Lille kryesuese, por të dyja skuadrat kanë siguruar matematikisht kalimin në fazën tjetër.
Ndërkohë Totenhemi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 3:3 ndaj LASK në Austri, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.
Braga mposhti AEK-un me rezultatin 4-2, ndërsa Leicesetr City u shtang, duke u mposhtur me rezultatin 1:0 nga Zorya.