Dinamo nga Zagrebi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Feyenordit në Rotterdam.
Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati u paraqitë standard sikur edhe futbollisti Arijan Ademi, duke treguar lojë të mirë për Dinamon.
Petkoviç ka shënuar nga penalltia në minutën e 45+5 dhe Mayer në atë të 53-tën pas asistimit të Ademit.
Kastrati u zëvendësua në minutën e 88-të.
Dinamo kryeson me 11 pikë, ndërsa Feyernord bie në pozitën e tretë me 5 sosh pas pesë xhirove në grupin K të Europa League.