Futbollisti i Atletico Madrid, Luis Suarez, ka rezultuar negativ ndaj COVID-19 në testin e fundit që i është bërë.
Uruguajani nuk ka luajtur me ekipin që nga 13 nëntori, ai poashtu humbi derbin ndaj Bayern Munchen.
Ai do të kthehet të stërvitet me bashklojtarët pas betejës me Coronavirusin.
‘Luis Suarez do të kthehet stërvitjeve në grup nesër me ekipin e parë tek Wanda de Majadahonda Sports City, pasi që ka rezultuar negative në testin e zyrtarëve të La Ligas’, thuhet në komunikatën e Atletico Madrid.