Fabio Quagliarella vazhdon të mbajë mbi shpatulla Sampdorian, ku në 9 paraqitje në kampionat kapiteni ka realizuar 5 gola.
Drejtuesit e klubit kërkojnë ta shpërblejnë duke i rinovuar kontratën, me aktualen në skadim në fund të sezonit.
Në janar futbollisti do të mbushë 38 vjeç, por forma e tij e mirë fizike dhe menaxhimi i mirë po i zgjasin karrierën në nivele të larta.
Klubi kërkon të vazhdojë përpara me kapitenin dhe për këtë në fund të vitit 2020 dhe me fillimin e vitit të ri palët do të nisin zyrtarisht bisedimet për rinovimin e kontratës.