Mesjavën e ardhshme do të zbulohen enigmat e fundit sa u përket skuadrave që do të kualifikohen në raundin e 1/16-ave të Europa League.
24 vijnë nga 12 grupet e Europa League-s ndërsa 8 të tjera si vendet e treta më të mira nga Championsi, Pas raundit të pestë të ndeshjeve janë konfirmuar të kualifikuara 18 skuadra nga grupet e Europa League-s.
Në Grupin A, e shkëputur ndjeshëm nga ndjekësja më e afërt, e ka siguruar kualifikimin Roma, ndërsa në Grupin B ka marrë pikë të plota në 5 ndeshje Arsenali. Në Grupin C Slavia e Pragës dhe Leverkusen dhe në Grupin D Rangers e Benfica. Granada dhe PSV Eindhoven në Grupin E, Leicester City me Bragën në Grupin G. Lille e Milani në Grupin H si dhe Villarreali në Grupin I.
Vijojnë gjithashtu Antwerp dhe Tottenham në Grupin J, Dinamo Zagreb në Grupin K dhe Hoffenheim e Crvena Zvezda në Grupin L. Nga Championsi, i vetmi ekipim që do të mbetet i sigurt në vendin e tretë (luan në Europa League) është Krasnodari.
Të kualifikuarat në Europa League
Grupi A: Roma
Grupi B: Arsenal
Grupi C: Slavia e Pragës, Leverkusen
Grupi D: Rangers, Benfica
Grupi E: Granada, PSV Eindhoven
Grupi G: Leicester City, Braga
Grupi H: Lille, Milan
Grupi I: Villarreal
Grupi J: Antwerp, Tottenham
Grupi K: Dinamo Zagreb
Grupi L: Hoffenheim, Crvena Zvezda.