Prishtina dhe Feronikeli nga Drenasi ndajnë pikët, duke luajtur baras (0:0) në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit Shefqet Sinani, që sot ka ndërruar jetë. Në fushë është vënë edhe foto e Shefqet Sinani, në nderim të figurës së tij.
Prishtina ka pasur mundësi të fitojë tre pikë por Lila nuk u tregua i saktë nga penalltia.
Në minutën e 13-të, penallti për Prishtinën, pasi që Endrit Krasniqi ndalet në zonë.
Futbollisti Sabien Lila merr përgjegjësinë, godet nga penalltia por topi qëllon në këmbë portierin Ilir Avdyli, shpëton porta e Feronikelit. Lojë e mirë deri në fund, bardhekaltrit me gjithë orvatjet nuk arritën që të shënojnë fitore kundër Feronikelit.
Prishtina mban vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Feronikeli është i pesti me 20 sosh.