Ajet Shosholli, kryetrajner i Prishtinës së gjeneratës së artë (nga nëntori 1984 deri në prill të vitit 1985), nuk mund të besoj se ka vdekur futbollisti i Gjeneratës së Artë, bashkëtrajneri dhe miku i tij, Shefqet Sinani! Shosholli, selektori i parë i Kombëtares së Kosovës në vitin 1991, është i tronditur me vdekjen e ikonës së futbollit.
“Lamtumirë Shefqet!
Sot është një lajm i zi dhe shumë i hidhur për të gjithë komunitetin futbollistik, me e pranuar se ti nuk do të jesh më në mesin tonë.
Ishe shembull si futbollist në gjeneratën e artë të Prishtinës (gjeneratë të cilën pata fatin që të jem edhe trajner i juaj).
Pasi që e mbarove karrierën e futbollistit të kisha edhe bashkëpunëtor në KF Prishtina si dhe në FFK.
Qenka shumë e vështirë ta pranosh realitetin se më nuk do të takohemi në villa NATYRA për të pirë kafen e mëngjesit, por edhe më e vështirë ta pranoi faktin se mbrëmë kur u dëgjuam në telefon do të jetë edhe biseda e jonë e fundit.
Nuk me dalin me dot fjalë të tjera.
U prehesh në paqe dhe të qoftë dheu i lehtë, futbollisti, bashkëpunëtori dhe miku i im Shefqet”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.