Radu Dragusin debutoi me Juventusin në Ligën e Kampionëve. Një gëzim i rëndësishëm për tetëmbëdhjetë vjeçarin rumun që megjithatë e priste këtë moment më shumë se kurrë.
Djaloshi i ardhur në merkato pasi Juventusi mposhti ekipe si PSG që e ndiqnin në Bukuresht, tashmë do të blindohet me kontratën e re në janar dhe rroga do t’i shkojë 500 mijë euro.
Agjenti i tregon se si e përjetoi këtë ëndërr qendermbrojtësi: “Deri përpara 2 vitesh e shihte Ronaldo nga tv dhe sot luan me të në një ekip. Kjo është thjesht e pabesueshme”.
Dragusin mund të shihet së shpejti sërish në fushë pasi Pirlo beson te ai. E nisi mirë me U-23 por dëmtimet e frenuan pak deri sa u kthye.