Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp drejton gishtin drejt klubeve të Premier League për shkak se “kanë injoruar shëndetin e lojtarëve”.
Referenca është për heqjen e pesë zëvendësimeve dhe kthimin në tre ndryshime për ndeshje:
“Nëse do të na lejohej të votonim propozimi do të kishte kaluar me 15-16 vota pro.
Por kjo nuk ka ndodhur dhe atëherë është një shenjë që klubet e shohin atë ndryshe nga trajnerët e tyre. Kjo nuk është një shenjë e mirë, të them të drejtën, sepse tregon se ata injorojnë shëndetin e lojtarëve”.