Sot është ditë e zezë, iku në botën tjetër legjenda e futbollit Shefqet Sinani.
Ish futbollistët e Prishtinës, Ardian Kozniku dhe ish portieri i gjeneratës së artë, Shukri Paçarada, me dhimbje të thellë e kuptuan lajmin për vdekjen e Sinanit.
“R.I.P. Shefqet Sinani - pushofsh në paqe”, ka shkruar Kozniku, ish futbollist i kombëtares së Kroacisë, me të cilën fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998 në Francë.
Paçarada ndjejnë dhimbje të madhe dhe i shpreh ngushëllime familjes së Sinanit, për humbjen e më të dashurit dhe komunitetit sportiv, që mbeten pa një emër të madh të sportit.