Drejtori gjeneral i Juventusit, Fabio Paratici, është vënë nën hetime nga autoritetet.
Kjo për shkak se ai dyshohet për dëshmi të rreme në rastin e testit të gjuhës italiane për futbollistin Luis Suarez.
Uruguaiani gjatë verës përflitej për një kalim në Torino, teksa tashmë kishte hyrë edhe në testin për gjuhë, por që duket se kishte hasur në vështirësi.
JUST IN:
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) December 4, 2020
Official: Juventus general director Paratici is under investigation for perjury on the case of Italian language test fixing by Luis Suarez
Lajmin për vënien nën hetime të Paraticit e konfirmuan para pak çastesh gazetarët italianë në rrjetin social “Twitter”.