Legjenda e futbollit, Mensur Nexhipi, është i tronditur me lajmin se ka ndërruar jetë bashkëlojtari i tij, Shefqet Sinani.
Nexhipi dhe Sinani kanë qenë bashkëlojtarë në vitet me të arta të KF Prishtina, kur garonte në Ligën e Parë Federative të ish Jugosllavisë.
“Me dhimbje të thellë e mora lajmin, se bashkëlojtari im ka ndërruar jetë!

Në këmbë nga e majta Fadil Vokrri, Rade Zallad, Rafet Prekazi, Rifat Mehinoviq, Skënder Shengyli, Xhevdet Muriqi. Ulur nga e majta: Mensur Nexhipi, Zoran Batroviq, Shefqet Sinani, Fadil Muriqi dhe Sahit Kelmendi.
Ndjej dhimbje të madhe për humbjen e bashkëlojtarit Shefqet Sinani, me të cilin kaluam ditët më të mira në KF Prishtina në Ligën e Parë ish jugosllave.
Ai ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë dhe motiv shtesë për ekipin.
Iu shprehi ngushëllime familjes së Shefqet Sinanit, komunitetit sportiv dhe mbarë popullit të Kosovës e kudo që janë shqiptarët”, shpreh ngushëllime Nexhipi përmes gazetës kombëtare “Bota sot”.