Ish futbollisti Shaban Maloku, që në vitin 1981-1982 ka qenë pjesë e Prishtinës, kur ka qenë kryetrajner hungarezi Bella Pallfi, është i pikëlluar thellë, me vdekjen e legjendës së futbollit, Shefqet Sinani.
“Me pikëllim të madh e mora lajmin për vdekjen e bashkëlojtarit tim Shefqet Sinani.
Njeherit ju shprehi ngushëllime familjes po ashtu edhe komunitetit të futbollit të Kosovës.
Ikja e hershme e tij, vërtet la shokuar të gjithë”, ka shkruar Maloku.