Mbrojtësi i transferuar këtë verë të Arsenali, William Saliba për shkak të minutazhës ka kërkuar largim nga Arsenali
Mbrojtësi i ri i Arsenalit, William Saliba është duke kërkuar të largohet si i huazuar nga klubi në janar, ka shkruar sot ESPN.
19 vjeçari ende nuk ka arritur që të bëj debutim te Arsenali pasi kaloi sezonin 2019-20 si i huazuar në Saint-Etienne vitin e kaluar.
Saliba thuhet se preferon një kthim në Ligue 1, por thuhet se për të kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të Championshipit në Angli.