Mesfushori shqiptar nga Vlora, Alessandro Ahmetaj është pjesë e NK Koper në elitën e Sllovenisë.
Lojtari i dalë nga akademia e Cesenas do vijojë karrierën në klubin slloven, teksa ka mbajtur shiritin e kapitenit te klubi italian si edhe te Sassuolo.
Ahmetaj gjithashtu ka luajtur edhe për moshat e Kombëatres italiane.
Klubi slloven në prezantimin e 20 vjeçarit bën me dije se ai është kërkuar edhe nga Juventus e Inter, teksa ishte I piketuar pak vite më parë nga Ranieri kur drejtonte Leicester City në Premier League.
Talenti shqiptar I lindur në Itali edhe te Akademia e Cesenas ka qenë një nga lojtarët më të mirë, duke mbajtur shiritin e kapitenit. Tanimë pas skuadrave të moshave, ai do provojë të luaj në një skuadër me kontratë profesionisti.