Skënderbeu merr lajme të mira para ndeshjes ndaj Laçit, me trajnerin Julian Ahmataj që do ta ketë më të plotë grupin e futbollistëve për këtë sfidë delikate në të cilën Skënderbeu do të synojë të lërë pas dy humbjet e fundit.
Jorgo Meksi ka rezultuar negativ pas tamponit të fundit duke e fituar betejën me COVID-19-ën.
Meksi është një nga të paktët futbollistë të Skënderbeut aktual që ka luajtur edhe sezonin e kaluar me korçarët, ai realizoi në barazimin ndaj Teutës dhe është një futbollist shumë i rëndësishëm në skemat e trajnerit Ahmataj.
Gjithashtu është rikuperuar edhe Dumfur. Korçarët do të kërkojnë të marrin rezultat pozitiv ndaj Laçit, edhe pse kurbinasit kanë krijuar ekip të fortë për këtë sezon.