Java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll nis dje me takimin mes Prishtinës dhe Feronikelit që përfundoi pa gola në kryeqytet.
Gjatë ditës së sotme (e shtunë), zhvillohen dy takime shumë interesante.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku Trepça 89 është nikoqire e Gjilanit, ekip ky i cili luan sfidën e parë që nga largimi i trajnerit Gentian Mezani.
Ndërkohë, janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Trepça ’89 – Gjilani
Formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Prince/ Berisha, Mashau, Kaçar, Nimani, Arb. Muja, Darwish, Shala, Ard.Muja, Jashari, Sie Bismark.
Gjilani: Koliçi/ Frashëri, Rapa, Kastrati, Veliu, Ferreira, Musolli, Kqiku, Hajdari, Progni, Nikaç.
Në takimin tjetër i cili zhvillohet në Kastriot, ndeshen ekipet e mesit të tabelës, Arbëria dhe Drenica.
Drenicakët kanë një pikë më tepër se lipjanasit, andaj mbetet të shihet nëse të njëjtën epërsi do ta shtojnë apo jo.
Të dy takimet nisin nga ora 13:00.