Është zhvilluar mbledhja në mënyrë virtuale e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Presidentit Duka.
Mbledhja kishte për qëllim miratimin e “Rregullores e Licencimit të klubeve në garat UEFA” për vitin 2020.
Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv ka ndryshuar formën e mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme Statutore si pasojë e pandemisë Covid-19.
Punimet e Asamblesë do të mbahen në mënyrë virtuale në platformën “Microsoft Teams” me datën 18 dhjetor.