Kryetrajneri i Arbërisë nga Dobraja e Madhe, Arbnor Morina, sikur në qiellin e shtatë, për faktin se në çastet e fundit e mposhtën me rezultat 1:0 Drenicën nga Skenderaj, në takimin që u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit të Prishtinës.
Ndeshje mesatare dhe nëpër një mot të mirë.
Në minutën e 65-të, Bledar Devolli ndëshkohet me karton të kuq, Drenica mbetet pa kryetrajner.
Në minutën e 89-të, Hysen Bytyçi mposht portierin Imerin dhe siguron fitoren e madhe të Arbërisë. Mbrojtja e Drenicës nuk e bëri si duhet kurthin e ofsajdit dhe kjo i kushtoi.
Arbëria ngrihet në vend të gjashtë me 20 pikë, ndërsa Drenica bie në pozitën e tetë me 18 pikë pas 16 jave të luajtura në elitën e futbollit të Kosovës.