Skuadra e futbollit Gjilani është në krizë të thellë të rezultateve, në tri takimet e fundit ka po aq humbje dhe mbetet gjithnjë e më larg kreut të tabelës në Superligën e Kosovës.
Trepça ’89 nga Mitrovica ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së 16-të.
Në minutën e 21-të, Arbnor Muja shënon nga penalltia, ndërsa në atë 77-tën, futbollisti Bismark Sie i jep qetësi ’89, duke realizuar për 2:0.
Në minutën e 82-të, kundërsulm i mitrovicasve, Rilind Nimani me një lëvizje mashtruese arrin që të mposht portierin Koliç, 3:0.
Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka ndërtuar një ekip shumë të mirë, duke arritur rezultat mjaft të mira. Gjilani mban vendin e katërt me 23 pikë, ka tre më shumë se Trepça ’89 që gjendet tri pozita më poshtë.