Trajneri i Vllaznisë mungon ndaj Bylisit në pankinë!
Vllaznia do të drejtohet sot në sfidën kundër Bylisit nga zv/trajneri Elvis Plori.
Trajneri Tomas Brdariç është në gjendje gripale dhe ka patur temperaturë, por nuk dihet nëse është infektuar me ‘COVID’ apo jo.
Kujtojmë që dhe në konferencën e djeshme për shtyp, ishte Plori që foli para mediave.