Shkëndija nga Tetova nuk ndalet, fiton edhe në Veles, me rezultat 2:0 kundër Borecit, në ndeshjen e javës së 15-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Tetovarët kalojnë në epërsi me një gol nga penalltia, që e realizon futbollisti Besart Ibraimi në minutën e 25-të, pasi që Stojçevski e pengoi më parë Totre në zonën e 16-shit.
Në pjesën e dytë, triumfin e vulos Doriev pikërisht në minutën e 83-të.
Shkëndija udhëheq me 33 pikë, ka 11 më shumë se Boreci që renditet në pozitën e katërt.