Arbëria ka triumfuar në duelin e xhiros së 16-të përballë Drenicës, madje në mënyrë dramatike, pasi që golin e vetëm të fitores e ka gjetur në minutën e 89-të të ndeshjes.
Me fitoren është ndarë tejet i kënaqur kryetrajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina, i cili është parë i emocionuar në deklaratën e tij pas ndeshjes.
“Ndeshjen nuk e nisëm mirë dhe rrjedhimisht patëm një pjesë të parë jo të mirë. Në pjesën e dytë të lojës ndryshuam konceptin dhe mënyrën e lojës, me ç’rast erdhëm dhe deri te goli. Ndoshta edhe fati ishte në anën tonë, por këta djem e kanë merituar të kenë pak fat, pasi që nga ndeshja e parë gjithmonë kanë shfaqur më të mirën e tyre”, deklaroi fillimisht Morina.
“Jam i emocionuar sepse tashmë nuk ka se kush më thërret pas ndeshjes për të më pyetur se si shkoi ndeshja”, përfundoi i emocionuar deklaratën e tij Morina.
Tashmë Arbëria ndodhet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 20 pikë.