Sot janë luajtur katër ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave në Grupin A të Ligës së Parë.
Malisheva triumfoi në udhëtim tek Istogu për të marrë edhe tre pikët të cilat e bëjnë këtë skuadër kampion vjeshtor, pasi edhe pse me pikë të barabarta me Dukagjinin ajo ka rezultate më të mira në takimet direkte. (5-3, 0-1)
Fitore të madhe sot mori edhe A&N e trajnerit Megzon Visoka, fitorja e katërt rresht e rendit skuadrën prizrenase në pozitën e tretë të këtij grupi dhe i siguron atyre vazon e parë për shortin e kupës.
Ndeshja tjetër sot u luajt mes Drenasit dhe Vushtrrisë me asnjërën prej skuadrave që nuk arriti të përfitoj dhe mbesin kështu në fund të tabelës për vjeshtën e këtij sezoni.
Nesër luhet edhe ndeshja mes Lirisë dhe Vëllaznimit, nga e cila mund të përfitojnë vetëm gjakovarët.