Është mbyllur në barazim 1:1 sfida mes Skënderbeut dhe Laccit e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.
Korçarët i shkuan shumë pranë fitores, falë supergolit të Uerdi Marës në minutën e 72-të, ndërkohë që kurbinasit barazuan shifrat në minutën e dytë shtesë me anë të sulmuesi Harmon.
Një barazim ky që për nga mënyra si shkoi loja, gëzon më shumë laccianët e Nicës, edhe pse këta të fundit vinin si favoritë në fillimin e sfidës.
SKËNDERBEU-LAÇI 1:1
Mara 72′ / Harmon 90+2.