Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Rifat Mehinoviq, është i mërzitur shumë me të kuptuar lajmin se Shefqet Sinani ka vdekur.
Mehinoviq dhe Sinani kanë qenë shtylla kryesore të mbrojtjes së Prishtinës në vitet e 80-ta, kur prishtinasit garonin në Ligën e Parë federative të ish Jugosllavisë.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së Sinanit.
“Për njeriun dhe mikun e madh Shefqet Sinani, rahmet shpirti, dhe familjes ngushëllime te sinqerta”, ka shkruar Mehinoviq në profilin e tij në facebook.