Trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt ka folur për lëndimin e Milot Rashicës.
Kohfeldt tha se lëndimi i futbollistit kosovar është një lajm i keq për ta.
Po ashtu, trajneri i skuadrës gjermane tha se ky lëndim për Rashicën është mjaft i vështirë.
“Lëndimi është sigurisht një dobësim për ne, situata është shumë e vështirë edhe për të, veçanërisht pasi dëmtimi është shumë i pazakontë”.
“Në fund të fundit, do të shërohet dhe ai do të duhet të rikthehet përsëri nga fundi i janarit. Dhe do ta bëjë. Koka e tij është e fortë, ai do ta bëjë atë. Nuk ishte viti i tij “, deklaroi Florian Kohfeldt.