Luis Suarez ka startuar për skuadrën e Atletico de Madrid, edhe pse para 24 orëve u tha se u shërua nga koronavirusi.
Duket se sulmuesi uruguaian e ka mbajtur formën mirë, pasi që nuk ka pasur simptoma të forta të COVID-19.
Atletico Madrid, luan sonte kundër Real Valladolid dhe në rast të fitoreje do të merrte kryesimin në La Liga pas 10 xhirove të luajtura.
Simeone ka startuar me formacionin e tij të zakonshëm, 4-4-2 ku Suarez dhe Correa janë në vijën e parë të sulmit.