Juventusi fiton në minutën e fundit! Juve i dhuron një çmim special Ronaldos

Futboll

Juventusi fiton në minutën e fundit! Juve i dhuron një çmim special Ronaldos

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:52
Andrea Agnelli, i dhuron një çmim special portugezit

Juventusi fiton në minutën e fundit me rezultat 2:1 në duel me rivalin e qytetit, Torino.

Cristiano Ronaldo me shokë u angazhuan maksimalisht dhe iu shpërblye me fitore në fund.  

Para derbit ndaj Torinos, presidenti i Juves, Andrea Agnelli,  i dhuron një çmim special portugezit, i cili arriti shifrën 750 gola në karrierë e tij në raundin e fundit të Champions League. 

Ronaldo gjithashtu fitoi çmimin MVP të Nëntorit për Lega Serie A.

Në minutën e 9-të, futbollisti N'Koulou shfrytëzon një huti të mbrojtja e Juves dhe nga afërsia shënon për epërsinë e Torinos. 

Në pjesën e dytë, Juventusi pas shumë orvatjeve edhe e barazon rezultatin duke iu falënderuar futbollistit McKennie. 

Cuadrado harkon për bukuri, ndërsa McKennie nga afërsia me kokë tund portën e Torinos. Në minutën e 89-të, Leonardo Bonucci me kokë realizon për fitoren e madhe të Juves.

Pas javës së 10-të në Serie A, Juve renditet në vend të dytë me 20 pikë, ndërsa Torino zë pozitën e 18-të me 6 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat