Manchester Utd fiton në stadiumin “Olympic” në Londër, me rezultat 3:1 kundër West Ham.
Në minutën e 38-të, Soucek me një prekje të lehtë të topit, nga afërsia kalon në epërsi West Ham-in.
"Djajtë e kuq" këndellen në pjesën e dytë. Në minutën e 65-të, Pogba nga rreth 22-23 metra dërgon goditje të fuqishme dhe topi përfundon në këndin e majtët të portierit Fabinski.
Pas tre minutave (68’), Greenwood me vetëmohim të pashoq brenda 16-shit nga afërsia godet fortë, duke shënuar për 2:1 në favor të Manchester Utd.
Në minutëne 78-të, Marcus Rashford del i vetmuar dhe parabollon portierin Fabianski, thellon fitoren (1:3).
Pas 11-të jave në Premier League, Manchester Utd është në pozitën e katërt me 19 pikë, ndërsa West Ham bie në vend të 7-të me 17 sosh.