Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj vazhdon të tregojë një formë të mirë, teksa ditën e sotme ka gjetur rrugën e rrjetës në Austri, teksa ka shënuar në fundin e ndeshjes për Sturm Grazin.
Balaj u aktivizua në minutën e 73′ ndaj Austrisë së Vjenës, ku skuadra e shqiptarit triumfoi 4:0.
Ishte pikërisht shkodrani që shënoi golin e 4-t për Sturm Grazin, ku pas një asisti nga Huspek, ia doli të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 93’.
Ky është goli i tretë i Balajt me skuadrën austriake, teksa vazhdon me formën e mirë, teksa kujtojmë s.e shënoi edhe ndaj Kosovës me Shqipërinë, në sfidën e 11 nëntorit.