Skuadra e Cadizit vazhdon të befasojë këtë edicion në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.
Sonte, kjo skuadër ka befasuar duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1.
Është interesant fakti që të tre golat e ndeshjes u realizuan nga lojtarët e Cadizit. Gimenez realizoi në minutën e tetë të ndeshjes për epërsinë e parë të vendasve.
Barcelona e barazoi rezultatin në minutën e 57’ pas një autogoli të Alcalas.
Por, Cadizi reagoi sërisht dhe shënoi golin e fitores në minutën e 63’ dhe realizues ishte Negredo.
Ky është një tjetër rezultat zhgënjyer për Barcelonën e Ronald Koeman që ka vetëm 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve, kurse Cadizi ka grumbulluar 18 pikë.