Kampionati vjeshtor në Ligën e Parë do të mbyllet ditën e diele (6 dhjetor) me një ndeshje në grupin A dhe tri ndeshje në grupin B.
Në Grupin A do të jetë vetëm një takim në mes Lirisë dhe Vëllaznimit të dorëzuar tashme më, shkak krizës financiare që ka pushtuar këtë klub me traditë të madhe në futbollin.
Ndërsa në Grupin B do të mësohet edhe emri i kampionit vjeshtor për këtë sezon, teksa në këtë grup do të zhvillohen plotë tre ndeshje. Takimi më interesant pritet të jetë në mes Kikës dhe Vitisë, por aq me interesim të lartë do të jetë edhe ndeshja Flamurtari – Dardana.
Kurse lideri Ulpiana do të udhëtoj në Pozheran ku do të ndeshet me Vllazninë, edhe pse ndodhet në vendin e parafundit kjo skuadër ka ditur tejet një ekip me karakter të fortë për ekipet e kreut. Ulpiana në këtë takim pritet të futet vetëm për fitore, shkak ta mbyll sezonin vjeshtor si kampion, teksa Vllaznia do ta kërkoj fitoren për të grumbulluar pikë më shumë
Grupi A:
Liria – Vëllaznimi
Grupi B:
Kika – Vitia
Flamurtari – Dardana
Vllaznia – Ulpiana