Trajneri i Paris-Saint Germain, Thomas Tuchel, ka folur për spekulimet e fundit të cilat e lidhin ekipin e tij me legjendën argjentinase, Lionel Messi.
Ditë më parë, Neymar ndezi polemikat me deklaratën e tij, ku tha se vitin e ardhshëm do të kishte dëshirë të luante me Messi.
Duke folur në konferencën për shtyp pas lojës së PSG-së me Montpellier u pyet nga gazetarët se a kishte folur me Neymarin për transferimin e Messit.
“Jo, nuk kam folur me Neymar për të (Messi), un sapo dëgjova këtë gjë pesë minuta më parë. Nuk mund të flas për gjëra të tilla”, tha gjermani/
“Kam shumë respekt për Barcelonën dhe kam shumë respekt për Lionel Messi, unë jam trajner i PSG dhe nuk mund të flas për gjëra të tilla”, përfundoi Thomas Tuchel.