Neymar ndezi polemikat me deklaratën e tij

Futboll

Neymar ndezi polemikat me deklaratën e tij

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:20
Tuchel dhe Messi

Trajneri i Paris-Saint Germain, Thomas Tuchel, ka folur për spekulimet e fundit të cilat e lidhin ekipin e tij me legjendën argjentinase, Lionel Messi.

Ditë më parë, Neymar ndezi polemikat me deklaratën e tij, ku tha se vitin e ardhshëm do të kishte dëshirë të luante me Messin.

Duke folur në konferencën për shtyp pas lojës së PSG-së me Montpellier u pyet nga gazetarët se a kishte folur me Neymarin për transferimin e Messit.

“Jo, nuk kam folur me Neymar për të (Messi), unë sapo dëgjova këtë gjë pesë minuta më parë. Nuk mund të flas për gjëra të tilla”, tha gjermani.

“Kam shumë respekt për Barcelonën dhe kam shumë respekt për Lionel Messi, unë jam trajner i PSG dhe nuk mund të flas për gjëra të tilla”, përfundoi Thomas Tuchel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat